Boksieri shqiptar, Florian Marku ka arritur në vendin ku do të zhvillohet meçi i tij i shumëpritur ndaj kundërshtarit të tij, Maxim Prodan.
Në Tottenham Hotspur Stadium në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.
28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan, me të cilin aspak nuk e kaloi mirë gjatë konferencës dhe matjeve zyrtare.
Marku dhe Prodan përballen në duelin e treti në këtë natë të gjatë të boksit, dhe kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 19:00.
Megjithatë, rreth dy orë para meçit ka arritur boksieri shqiptar, Florian Marku, në vendin ku do të zhvillohet përballja.
“Mbreti shqiptar ka arritur”, shkruan në postimin ku shihet Marku duke zbritur nga makina e cila e ka sjell në Tottenham Stadium.
Vlen të theksohet se meçi i Markut me Prodanin është në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme. /Telegrafi/