BMW prezantoi një sedan të ri luksoz elektrik të serisë 7, i7 xDrive60.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, EV-ja e ardhshme do të ketë një distancë të vlerësuar “deri në 482 kilometra” dhe një çmim fillestar prej 120,295 dollarë.
Blerësit e interesuar të makinave mund ta porositin i7 duke filluar nga sot dhe dërgesat pritet të fillojnë më vonë këtë vit.
I mbushur plot me karakteristika të teknologjisë së lartë, si një ekran masiv 8K teatri për pasagjerët mbrapa, BMW shpreson se i7 të bëhet një lider i segmentit në hapësirën gjithnjë e më të mbushur me sedan elektrik luksoz.
Sigurisht, seria 7 e prodhuesit të automjeteve ka mbajtur prej kohësh vendin si shprehja përfundimtare e luksit të markës (krahas serisë 8). Dhe BMW së fundi hoqi kurorën për markën luksoze më të shitur në SHBA nga Mercedes-Benz, por Tesla është në “këmbë”. /Telegrafi/