Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon me sukses të shfaqet në ekranet tona televizive.
Situata të ndryshme komike, realiteti shqiptar dhe shumë risi vijnë në episode të reja.
Një ndër to është edhe roli i aktorit Fisnik Ademit, i njohur më mirë si studenti “Heta”.
Ai në një prej episodeve të reja do të shfaqet si mbreti i serialit, ndërsa është pagëzuar si “King Heta VI”.
“Mbreti Heta VI do të jetë sunduesi i ri në perandorinë “O Sa Mirë””, ka konfirmuar producenti Fisnik Ademi,
Telegrafi ka arritur të sigurojë edhe një video të shkurtër gjatë xhirimeve të serialit në ambientet e “American School of Kosova”.
Ndryshe, theksojmë se serialit i janë shtuar disa aktor të rinj gjatë javëve të fundit duke përfshirë edhe këngëtaren Adelina Ismajlin.
Për risitë dhe çdo gjë të re ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale. /Telegrafi/