Ish-numri 1 i botës, Marcelo Rios e ka etiketuar Novak Djokovicin si ‘mbretin e budallallëkut për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinimit për COVID-19.
Tenisti serb dështoi të merrte pjesë Australian Open në janar pasi qeveria ia hoqi vizën për herë të dytë për shkak të statusit të tij të vaksinimit dhe e përjashtoi nga vendi i tyre.
Sa i përket këtij viti, Djokovic u paraqit vetëm në një turne – pasi kishte luajtur vetëm tre ndeshje në një event në Dubai në shkurt.
Mungesa e serbit nuk u ndej fare në Australian Open, pasi edhe ashtu Rafael Nadal ishte ylli i turneut – i cili fitoi titullin e tij të 21-të Grand Slamit në Melbourne Park.
Rios, i cili ishte nënkampion i Australian Open në vitin 2008, është i shqetësuar se persona si Gjokoviç mund të shfaqin edhe te personat e tjera veprimet e idiotësisë.
Duke folur për gazetën La Tercera , Rios tha: “Është marrëzi, ai do të heqë dorë nga gara dhe nuk do të jetë më i miri në histori për shkak të vaksinimit që është i realizuar nga të gjithë”.
Ish-numri 1 i Botës vazhdoi duke thënë: “Unë mendova të njëjtën gjë (fillimisht), por më pas nisa të udhëtoj dhe e kuptova se përse duhej ta merrja atë”.
“Nuk e di cila është arsyeja, por nëse po përpiqesh të jesh më i miri në histori dhe do të heqësh dorë nga gara për disa vaksina, duhet të jesh mbreti i budallallëkut. Besoj se në fillim ishte nga frika, por tani po tregohet shumë arrogant”, ka shtuar më tej ai.
Djokovic u detyrua të largohej nga Australia pas 11 ditësh orvatje me policinë australiane. Ai u pa në aeroportin e Melburnit nën shoqërimin e Policisë Federale Australiane më pak se tre orë pasi gjyqtarët morën vendimin unanim.
Djokovic u përjashtua gjithashtu nga turnetë ATP 1000 në Indian Wells dhe Miami, i paaftë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa një dëshmi vaksinimi. /Telegrafi/