Telegrafi

‘Mbretërit’ konfirmojnë lëndimet e Modricit dhe Marcelos

Real Madrid ka konfirmuar se mesfushori Luka Modric dhe mbrojtësi brazilian, Marcelo, kanë pësuar lëndimet gjatë ndeshjes së fundit ndaj Malagas, deri pritet të mungojnë për disa javë.

Dyshja e futbollistëve u zëvendësua në fitoren 2-1 të së shtunës ndaj Malagas dhe tani klubi madrilen ka konfirmuar pas testeve se të dy, Marcelo dhe Modric vuajnë nga dëmtimet muskulore.

Pas ekzaminimeve, mendohet se Marcelo do të humbasë ndeshjet e Realit për rreth një muaj, ndërsa mesfushori kroat do të mungojë dy deri në tri javë pasi shkalla e lëndimit është më e vogël, përcjell Telegrafi.

Këto dy lëndime shtojnë kokë-dhimbjen për trajnerin Zinedine Zidane, pasi tani është shtuar lista e futbollistëve me Dani Carvajal, Pepe dhe Gareth Bale që gjithashtu kanë dëmtime afatgjata.

Ndërsa, Realit do t’i duhet të vuaj edhe mungesat e James, Danilo dhe Cristiano Ronaldos që mendohet të jetë të pa-disponueshëm për shkak të goditjeve të vogla. /Telegrafi/