Real Madridi ka fituar në udhëtim me rezultat 3-0 ndaj Numancias në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-tën e Copa del Rey e njohur si Kupa e Mbretit.
Zinedine Zidane kishte vendosur të bëjë rotacion të madh në ndeshje ndaj Numancias, duke inkuadruar lojtarët që kanë luajtur më pak dhe këta nuk e dëshpëruan pasi arritën fitore.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga Mbretërit, por arritët të shënojnë vetëm në një rast gjatë 45 minutave të parë.
Ishte ylli nga Uellsi, Gareth Bale, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 35-të dhe me epërsi 0-1 skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Në pjesën e dytë, Reali arriti të menaxhoj mirë lojën dhe epërsinë, por edhe duke rrezikuar kohë pas kohe me ndonjë rast.
Reali kishte mundësi të mira të gjente golin e dytë të ndeshjes, pasi Numancia mbeti pa një lojtar që nga minuta e 60-të kur Pape Maly Diamanka u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq, por Mbretërit i gjetën dy gola vetëm në minutat e fundit.
Fillimisht ishte mesfushori spanjoll, Isco Alarcon, i cili shënoi po ashtu nga penalltia në minutën e 89-të për 2-0, ndërsa në minutat shtesë ishte Borya Mayoral, i cili shënoi për 3-0 dhe vulosi fitoren e Realit në udhëtim te Numancia me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë të Copa del Rey.
Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu zhvillohet me datë 10 janar. /Telegrafi/