Site icon Telegrafi

Mbretërit dominojnë në ‘El Clasico’: Real Madridi mposht Barcelonën në një Camp Nou të zhurmshëm

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në Camp Nou në kuadër të ‘El Clasicos’ që u luajt në javën e dhjetë në La Liga.

Katalunasit e filluan më mirë takimin, duke e futur në presion skuadrën mysafire, por që pa ndonjë rrezik.

Los Blancos u këndellën shpejt dhe ia dolën të rrezikonin në minutën e 21-të me anë të Vinicius Junior, që u ndal në zonën e rreptësisë, por VAR-i bëri të ditur se nuk ka penallti.

Lexo po ashtu Heshtet Camp Nou: David Alaba debuton me super gol në El Clasico

Pas katër minutash, Barcelona lëshoi një mundësi të artë, pasi Sergino Dest doli përballë Thibaut Courtois, por që goditja përfundoi mbi portë.

Real Madridi më pas në një kundërsulm përfitoi me anë të David Alabas që në minutën e 32-të shënoi një super gol me këmbën e tij të majtë.

Pas vetëm tre minutash, katalunasit rrezikuan përmes Gerad Piques që gjuajti me kokë, mirëpo topi përfundoi afër shtyllës së majtë.

Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më e organizuar, por që dështonte të qëllonte saktë rrjetën.

Katalunasit tentonin t’i barazonin shifrat, mirëpo mbrojtja e ngjeshur e Los Blancos nuk lejonte një gjë të tillë.

Madrilenët më pas tentonin të përfitonin nga kundërsulmet, derisa Vinicius Junior kishte rast pas rasti të çuar dëm.

Një mundësi e mirë për mysafirët erdhi në minutën e 73-të, kur Fede Valverde pati një pozitë ideale, por që goditja e tij përfundoi jashtë.

Në minutat e mbetur të takimit, Real Madridi nuk u dorëzuar dhe arriti të dyfishonte epërsinë me anë të Lucas Vazquez (90+4).

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1452306073386373130

Barcelona në sekondat e fundit arriti të ngushtonte epërsinë e mysafirëve, pasi realizoi përmes Sergio Agueros në minutën e 97-të.

Pas javës së dhjetë, Real Madridi është rikthyer në krye të tabelës me 20 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla e Real Sociedadi, ndërsa Barcelona është në të tetin me pesë më pak.

Në xhiron e 11-të, madrilenët takohen me Osasunën, derisa katalunasit do të kenë punë me Rayo Vallecanon. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version