Site icon Telegrafi

Mbretëria e Bashkuar do të përballet me periudhën më të rrezikshme të pandemisë përgjatë javëve, paralajmëron eksperti britanik

Mbretëria e Bashkuar do të përballet me “periudhën më të rrezikshme” të pandemisë përgjatë javëve para se të ketë ndikim shtrirja e vaksinave, paralajmëroi zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë, Chris Whitty.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Whitty nxiti njerëzit të minimizojnë të gjitha kontaktet e panevojshme.

Javët e ardhshme do të jenë “më e keqja” e pandemisë për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS), tha ai.

Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar po vaksinon 200 mijë njerëz në ditë kundër COVID-19

Mijëra njerëz të tjerë pritet të vaksinohen këtë javë derisa shtatë qendra masive po hapen në të gjithë Anglinë.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka raportuar deri më tani 3 milion raste nga coronavirusi si dhe 81 mijë viktima.

Lexo po ashtu Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar ngrenë alarmin, pasi COVID-19 godet fuqinë punëtore të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar

Vendi tanimë ka miratuar tre vaksina në luftën kundër pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version