Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar në lidhje me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë.
Haxhiu ka falënderuar qeverinë britanike që mbështesin konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ministrja e Drejtësisë, e njoftoi ambasadorin Abbot për prioritetet që ka Ministria e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe hartimin e legjislacionit që ndihmon në reformimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Abbott në anën tjetër tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdoj përkrahjen për Kosovën.
Ai theksoi se ata do ta përkrahin Kosovën, me theks të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe në krijimin e kushteve të reja për investime për të rinjtë në vend.
Ministrja Haxhiu dhe ambasadori Abbott, u dakorduan që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të vazhdoj në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. /Telegrafi/