Shtatë njerëz kanë vdekur nga mpiksjet e pazakonta të gjakut pasi morën vaksinën Oksford-AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë rregullatori i ilaçeve për BBC.
BBC, raporton se në total, 30 njerëz nga 18 milionë të vaksinuar deri më 24 mars kishin këto mpiksje.
Ende nuk është e qartë nëse këto raste janë thjeshtë rastësi apo efekte anësore të vaksinës.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe e Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.
Sidoqoftë, shqetësimi ka bërë që vendet e tjera sikurse Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja të kufizojnë përdorimin e vaksinës, në mënyrë që të aplikohet vetëm për njerëzit e moshuar.
Të dhënat e publikuara nga MHRA të premten, treguan 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru. /Telegrafi/