Ylli i reality showt, Kim Kardashian ka ndryshuar stilin e flokëve.
Bukuroshen amerikane me prejardhje armene jemi mësuar ta shohim me flokë të gjata dhe të zeza.
Por, kësaj radhe ajo ka vendosur t’i befasoj të gjithë duke i shkurtuar flokët dhe për këtë ka marrë komplimente prej fansave.
Pos prerjes së flokëve dhe freskimit të ngjyrës, ajo thotë se është dobësuar gjithashtu.
Bashkëshortja e Kanye West ka pohuar për mediat e huaja se ka humbur ndër vite njëzet kilogramë.
Në një “paketë të tillë të re” me të vërtetë duket shumë më mirë, madje edhe më e re.
Kim u shfaq në turneun e humanitar të pokerit “Only If” me motrat Chloe Kardashian, Kendall Jenner dhe nëna Chris Jenner dhe ndryshimi e stilit të flokëve dhe humbjen e peshës të gjithë e kanë vënë re. /Telegrafi/