Telegrafi

Mbretëresha pret Trump para Pallatit Buckingham

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania u takuan sot në ditën e parë të vizitës tre-ditore në Britaninë e Madhe me Mbretëreshën Elizabeth II.

Mbretëresha priti me nderime Trump dhe gruan e tij në hapësirën e madhe para Pallatit Buckingham.

Trump dhe zonja e parë zbarkuan në oborr me një helikopter, dhe Princi Charles dhe gruaja e tij Camila i pritën në dalje.

Është planifikuar që Trump dhe Melania të nisin vizitën me një drekë me Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham.

Më vonë, ata do të pinë çaj tradicional anglez me Princin Charles, dhe një banket formal është planifikuar për mbrëmje.

Trump do të takohet nesër me kryeministren Theresa May. /kp/Telegrafi/