Site icon Telegrafi

Mbretëresha nuk është tifoze ‘sekret’ e West Hamit pasi ajo ‘privatisht’ mbështet një ekip tjetër të Ligës Premier

Mbretëresha Elizabeth II nuk është një tifoze ‘sekret’ e West Hamit dhe besnikëria e saj ndaj një ekipit të futbollit mund t’i përkasë një tjetër skuadre nga Liga Premier, Arsenalit.

Kjo është sipas ish-liderit të Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn dhe ish-mesfushorit të Arsenalit dhe Chelseat, Cesc Fabregas.

Mbretëresha është shprehur e rezervuar në publik për ekipin e saj të preferuar të futbollit, por raportimet e mëparshme kanë  lënë të kuptohet se ajo është një mbështetëse e madhe e West Hamit.

Besohet se monarkia e Mbretërisë së Bashkuar “tronditi” stafin e Pallatit Buckingham kur ajo bëri pranimin e saj për Hammers në vitin 2009.

Megjithatë, vula mbretërore e miratimit të Mbretëreshës për klubin e Londrës lindore është vënë në pikëpyetje me vërejtjet e bëra nga Corbyn dhe Fabregas.

Corbyn, i cili ka qenë deputet i Islington North që nga viti 1983, besonte se ekzistonte një gjurmë që tregonte mbështetjen e monarkes 95-vjeçar për Arsenalin.

Lexo po ashtu U tha se Mbretëresha ka kërkuar fanellë speciale nga United me nënshkrimin e Ronaldos në të - Sport Innovation Society del me postim reagues

Deputeti 72-vjeçar vuri në dukje lëvizjen e kurorëzimit të Mbretëreshës nëpër Londër në vitin 1953, e cila përfshinte Upper Street në zemër të territorit të Arsenalit.

Corbyn theksoi gjithashtu sesi Mbretëresha u detyrua të tërhiqej nga hapja e stadiumit Emirates në 2006 për shkak të një lëndimi në shpinë.

Për të shënuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës në prill të vitit 2016, ish-udhëheqësi i Laburistëve sugjeroi që zgjedhësit e saj në Islington North dukej se besonin që Mbretëresha është një “Gooneer”.

Corbyn më pas shtoi: “Tani e dimë se Mbretëresha është absolutisht mbi politikën. Ajo mund të jetë gjithashtu mbi futbollin”.

“Por, shumë vendas ushqejnë këtë pamje të qetë sekrete se ajo që ka në fakt, privatisht, është një Gooner”.

Mesfushori i Monacos, Fabregas ka pohuar se Mbretëresha e informoi ekipin e Arsenalit për ‘besnikërinë e saj të vërtetë të futbollit’ gjatë një pritjeje të vitit 2007 në Buckingham Palace.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mbretëresha Elizabeth II

34-vjeçari spanjoll kishte deklaruar: “Duket se mbretëresha ndjek futbollin dhe ajo na tha se ishte një tifoze e Arsenalit”.

“Ajo dukej se e dinte me siguri se kush isha dhe ne shkëmbyem disa fjalë të veçanta”.

Deri në këtë ditë, ende nuk ka ndonjë reagim prej Mbretëreshës së për cilin klub bën tifo. /Telegrafi/

Exit mobile version