Dua Lipa ka shkëlqyer në atë që me shumë gjasë është performanca më e madhe e saj në karrierë.
Superylli botëror u ngjit në skenë si një mbretëreshë në fron, sepse ajo është simboli jo vetëm i kryeqytetit, por edhe i gjithë Kosovës.
E veshur Kuq e Zi, ajo përshëndeti të pranishmit në gjuhën shqipe dhe elektrizoi të gjithë, duke i falënderuar për prezencën.
Dua performoi hitet e saj më të mëdha, si “Neë Rules”, “One Kiss” e deri te hitet e vjetra me të cilat fillimisht u njoftua publiku shqiptar.
Performanca e saj u shoqërua nga një spektakël i hatashëm në skenën e madhe të ngritur në Parkun e Gërmisë.
Festivali Sunny Hill vazhdon me ditën e dytë dhe të tretë, ku në ditën e dytë performon ylli i hip hopit Action Bronson dhe në ditën e tretë superylli, Martin Garrix.
/Telegrafi/