Telegrafi

‘Mbretëresha ime e bukur’ – fotografia e Ronaldos me Georginan që mori miliona pëlqime

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ka marrë vëmendjen me postimin e tyre të fundit në rrjetet sociale.

Superylli i futbollit dhe modelja e bukur kishin veshur veshje të bardha duke u përputhur në dukjen e tyre.

Ndërkaq, 36-vjeçari i është referuar të dashurës së tij 27 vjeçare me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”.

Me këtë rast, Georgina vendosi të vishte një fustan të bardhë me print gjeometrik, i cili shfaqi dekoltenë e hapur dhe pjesën e pasme të tonifikuar.

(Foto: Instagram/cristiano)

Flokët i kishte stiluar, ndërsa kishte vënë më shumë makijazh se zakonisht. Edhe kapiteni i Portugalisë dukej i kuruar me kostum të bardhë, në të cilin kishte një bluzë të zezë.

Lexo po ashtu Ronaldo në momente intime me Georginan në pushime

Dy ditë pas postimit, fotografia ka marrë 12.5 milionë pëlqime në profilin e Ronaldos në Instagram dhe mbi 2.2 milionë të tjera në profilin e Georginas. /Telegrafi/