Ligji i propozuar që do ta detyronte kryeministrin britanik Boris Johnson të kërkojë shtyrje nëse nuk arrihet marrëveshja për Brexitin, që parashihet të ndodh më 31 tetor, sot ka hyrë edhe zyrtarisht në fuqi pasi miratimit nga ana e mbretëreshës Elizabeth II.
Ky konfirmim i mbretëreshës ka bërë që zyrtarisht të hyjë në fuqi ligji i miratuar në Parlamentin britanik. Me këtë ligj i ndalohet kryeministrit të Britanisë së Madhe ta nxjerr vendi nga Bashkimi Evropian pa marrëveshjen e arritur me 27 vendet tjera anëtare të BE-së, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se Johnson kishte kërkuar shtyrjen e afatit, ai gjithashtu nuk po pranon marrëveshjen që e kishte nënshkruar Theresa May me BE-në, në veçanti pjesën që i përket kufijve më Irlandën.
Një marrëveshje e tillë ishte refuzuar disa herë në Parlamentin britanik. E pas ardhjes në krye të vendit, Johnson kishte premtuar se do ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja deri më 31 tetor me apo pa marrëveshje. /Telegrafi/