Mbretëresha Elizabeth II ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar para pak çastesh pallati mbretëror Bunckingham.
95-vjeçarja ka simptoma të lehta, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë punën nga Winsdori, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha ndjeu simptomat pasi konfirmoi se kishte pasur kontakt të drejtpërdrejt me Princin Charles gjatë javës së kaluar.
“Pallati Bunckingham mund të konfirmojë se mbretëresha sot ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19”, thuhet në kumtesën e pallatit mbretëror.
Gjithashtu është bërë e ditur se do të jetë nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësorë, duke ndjekur rekomandimet e tyre. /Telegrafi/