Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth lajmërohet në telefon, vetëm kur e telefonojnë dy persona

Mbretëresha Elizabeth në telefon lajmërohet vetëm kur e telefonojnë dy persona – dhe që kanë lidhje të ngushtë me familjen mbretërore.

“Mbretëresha ka listën e kufizuar të njerëzve të cilëve u lajmërohet në telefon”, ka zbuluar eksperti i monarkisë Jonathan Sacerdoti gjatë një episodi të podcastit “Royally Us”, transmeton Telegrafi.

Mbretëresha në telefon i lajmërohet vetëm bijës së saj – princeshës Anne dhe menaxherit të garave John Warren.

“Dy njerëzit që ajo më së shpeshti u telefonon janë bija e saj – princesha Anne dhe menaxheri i garave John Warren. Kjo do të thotë se mund të vënë kontakt me të nga cilido vend i botës. Nëse i telefonojnë, ajo u lajmërohet menjëherë”, shtoi Sacerdoti.

Ndryshe Elizabeth është një prej mbretëreshave britanike që ka qëndruar më së gjati në fron.

Ajo vitin e ardhshëm do të duhej të festonte jubileun e saj – ku shënon 70-vjetorin që është në fron. /Telegrafi/