Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të jetë e pakënaqur me zgjedhjen e emrit të vajzës së Princit Harry dhe Meghan Markle, mes akuzave për familjen mbretërore

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se do të jetë e ‘pakënaqur’ që Harry dhe Meghan kanë përdorur pseudonimin e saj ‘privat’ dhe ‘special’, Lilibet, për të emëruar fëmijën e tyre të dytë mes ndodhive të fundit, thotë një ekspert mbretëror.

Angela Levin i tha ‘ITV’s Good Morning Britain’ se Madhëria e saj do të ofendohet – por të tjerët pretendojnë se është një nder pasi muaj më parë hodhën akuza të rënda kundrejt familjes mbretërore.

Piers Morgan, i cili hoqi dorë nga GMB pasi pretendoi se nuk besonte një fjalë që Meghan kishte thënë gjatë intervistës së saj me Oprah në mars, tha se zgjedhja e emrit ishte ‘ironike’ duke pasur parasysh se çifti kishte kaluar disa javë duke hedhur plehra ndaj familjes mbretërore dhe monarkisë.

Momenti i ardhjes në jetë i Archie (Foto: PA)

Levin shpjegoi se Lilibet i ishte dhënë asaj nga mbreti George V, gjyshi i saj, sepse ajo nuk mund ta shqiptonte emrin e saj Elizabeth si një foshnjë – dhe burri i saj i ndjerë Princi Filip gjithashtu e përdori atë derisa ndërroi jetë.

Kur u pyet nëse Mbretëresha do të ishte e lumtur për përdorimin e Lilibet nga Duka dhe Dukesha e Sussex, ajo u përgjigj: “Jo pas asaj që ndodhi, unë mendoj se ajo është jashtëzakonisht e pakënaqur sepse ishin shumë të vrazhdë me të. Nuk mendoj se është ide e mirë”.

Lexo po ashtu Meghan Markle dhe princi Harry janë bërë prindër të një vajze

“Ishte një pseudonim shumë privat nga bashkëshorti i saj që vdiq pak më parë. Princi Charles kurrë nuk do të ëndërronte t’i referohej nënës së tij si Lilibet. Ai kurrë nuk e ka përdorur atë – ishte një emër i veçantë, veçanërisht për Dukën e Edinburgut”.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: PA)

Meghan Markle thuhet se u bë nënë për herë të dytë të premten, teksa lajmi u shpërnda pas disa ditësh.

Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Një emër tjetër po ashtu i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997.

Angela Levin (Foto: Shutterstock)

Dyshja janë prindër edhe të një djali të quajtur, Archie. /Telegrafi/