E gjithë Anglia pritet të akordohet në finalen e së dielës në ‘Euro 2020’ midis Anglisë dhe Italisë, dhe me sa duket, kjo përfshin edhe Mbretëreshën.
Mbretëresha Elizabeth II i dërgoi një letër trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, të shtunën duke i uruar ekipit fat përpara finales së saj të parë në ‘Euro 2020’, e cila do të luhet në stadiumin Ëembley të Londrës përpara një turme të pritur prej 65,000.
“[Pesëdhjetë e pesë] vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit”, shkroi Mbretëresha Elizabeth.
“I send my good wishes for tomorrow with the hope that history will record not only your success but also the spirit, commitment and pride with which you have conducted yourselves.”
A message from Her Majesty The Queen to Gareth Southgate & @England ahead of the #EURO2020 Final. pic.twitter.com/uFX2O38kxi
— The Royal Family (@RoyalFamily) July 10, 2021
“Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes time për të gjithë ju për arritjen në finale të Kampionatit Evropian, dhe të dërgoj urimet e mia më të mira për nesër me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë e juaj”.
Urimet për finale nuk u bënë vetëm nga Mbretëresha, pasi Southgate tha se bisedoi edhe me kryeministrin Boris Johnson e më pas edhe me aktorin Tom Cruise.
Southgate on the squad's routine ahead of tomorrow's game: "It's a normal matchday. All of our preparations, especially for these knockout games, have been the same – you have to keep that consistency."https://t.co/RfSY6dRE3M
— England (@England) July 10, 2021
Anglia nuk ka fituar një trofe që prej finales së Kupës së Botës 1966, e cila gjithashtu u zhvillua në stadiumin Wembley.
Rruga e ‘Tre Luanëve’ për në finalen e ‘Euro 2020’ mori një kthesë drithëruese të mërkurën me një fitore 2-1 ndaj Danimarkës. /Telegrafi/