Site icon Telegrafi

Mbretëresha Elizabeth e kishte mbajtur të fshehur nga familja dhe anëtarët e qeverisë skeçin me James Bondin

(Foto: Screenshot/YouTube/Olympics)

Në një emision të BBC-së është treguar se mbretëresha Elizabeth II e ka fshehur nga familja e saj skeçin me James Bondin, ndërsa një prej kushteve për të marrë pjesë ka qenë që askush të mos dijë rreth kësaj.

Mbretëresha ka aktruar përkrah Daniel Craigut në skeçin humoristik që është emetuar gjatë Lojërave Olimpike Verore të Londrës në vitin 2012.

Në një episod të emisionit “The Reunion”, prezantuesja Kirsty Wark ka folur me anëtarët e ekipit të produksionit që kanë punuar në ceremoninë hapëse të evenimenti, ku është shfaqur xhirimi.

(Foto: Screenshot/YouTube/Olympics)

Aty shfaqet Craig në rolin e agjentit 007 teksa e udhëheq mbretëreshën drejt stadiumit olimpik në Londër.

Lexo po ashtu E quajnë 'dukesha vezulluese'! Kate Middleton i lë të gjithë pa fjalë me paraqitjen në premierën e "No Time To Day" në Londër

“Mbretëresha kurrë nuk ia ka thënë familjes së saj se është duke e bërë atë. Ky ka qenë njëri prej kushteve kur ka pranuar të jetë pjesë e projektit”, ka rrëfyer menaxheri i produksionit, Sam Hunter.

Njëherësh, ekipi i produksionit është dashur ta ruajnë sekretin edhe nga disa pjesëtarë të qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version