Një gjyshe e cila kishte filluar të vallëzojë derisa po punonte në kuzhinë është bërë e famshme në internet, ndërsa këngëtarja e këngës me të cilën ka vallëzuar ajo ka kërkuar ta takojë.
Clara Cecilia Rossi e njohur si “Chispita”, është filmuar duke vallëzuar në shtëpinë e saj në qytetin Rio Cuarto në pjesën veriore të Argjentinës, transmeton Telegrafi.
Performanca e 74-vjeçares, duke ia hedhur valles tradicionale “Cumbia” të këngëtares argjentinase Gladys, është shikuar nga miliona njerëz nga e mbarë bota.
Madje edhe këngëtarja e këngës me të cilën po vallëzonte është impresionuar me lëvizjet e gjyshes sa që ka kërkuar të takohet me të. /Telegrafi/