Sovranja e Britanisë, përdor lëvizjet e çantave “Launer” për t’i dhënë sinjale të qarta stafit dhe shoqëruesve
Çantat e dorës “Launer” kanë lidhje dhe rëndësi të veçantë për mbretëreshën Elizabeth, sikundër kurorat e saj prej diamanti dhe kostumet e veshjeve të qepura në mënyrë të përkryer nga stilistët e saj.
Por, pas këtyre çantave, që shoqërojnë mbretëreshën për ngjarje dhe aktiviteteve prej dekadash të tëra, nuk ka vetëm një zgjedhje stilistike. Aksesori i mbretëreshës është në të vërtetë në gjendje që të dërgojë sinjale të qarta për shoqëruesit dhe truprojat e saj.
Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, Elizabeth është e prirur të përdor kryesisht çantat e saj për të komunikuar me truprojat dhe asistentët e saj.
Ndonjë shembull?
Lëvizja e “Royal bag” nga njëra dorë në tjetrën, lë të kuptojë që mbretëresha është e gatshme të përfundojë një bisedë, ndërsa vendosja e çantës mbi tryezë, tregon se është gati për t’u larguar.
Ka që nga viti 1968 që mbretëresha nuk heq dorë nga krijimet e firmës “Launer”, të realizuara sipas masave të duhura dhe të përshtatshme për të me dorezë të gjatë, për t’i dhënë mundësi që ta kalojë me shpejtësi nga njëri krah në tjetrin.
Ajo pëlqen versionet në ngjyrë të zezë, por është fotografuar edhe me çanta me nuanca më të qarta, si ajo e bardhë, me të cilën u prezantua në dasmën e princit William dhe Kate. A duhet ta ketë vendosur çantën në ndonjë pozicion të veçantë gjatë darkës së martesës? /Gazeta Shqip/