Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, padyshim që është ndër më të kërkuarat në ekranet televizive.
Përpos kësaj pune, bukuroshja bionde është e angazhuar edhe me projekte muzikore, të cilat dëgjohen tej mase në platformat digjitale.
Ndërkohë edhe në rrjete sociale ajo ndan informacione për të dy sferat e jetës së saj, duke i mbajtur të azhurnuar kështu dy milionë ndjekësit.
Në disa postime të fundit në Instagram, Luana ka marrë vëmendje të madhe me pozat atraktive që ka marrë.
E veshur me një fustan shumë-ngjyrësh, artistja vuri në pah tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
“Mbretëresha e natës”, shkruante në vaskën që ajo zgjodhi të realizojë fotografitë.
Ambienti me ngjyra të lehta bëri që Luanës t’i pëlqehen imazhet tërheqëse nga fansat dhe kolegët e saj. /Telegrafi/