Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në qytezën e Astit u quajt “Mbretëresha e drogës”. 21 persona u arrestuan, por hetimet nisën fillimisht për 4 gra, italiane dhe marokene.
Nga hetimet u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, në varësi nga kërkesat. Në një nga rastet, një nga shitësit duke mos arritur të dilte në rrugë dhe në mungesë të bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.
Grupi kryente rreth 15-20 transferimeve ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.
Në pranga kanë përfunduar edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga./Lapsi.al/