Site icon Telegrafi

Mbretëresha e Anglisë gati sa nuk u vra nga rojet, gjatë një shëtitje pas mesnate

Kërkon të bësh shëtitje jashtë banese, kjo mund të kthehet në rrezik. Rasti vjen nga Britania. Mbrëmjen e djeshme Mbretëresha e Britanisë së Madhe gati sa nuk u qëllua me armë nga një prej rojet e saj, teksa doli në mes të natës për të bërë një shëtitje në kopsht.

Roja duke mos e kuptuar se ç’po ndodhte ka qëlluar disa herë në errësirë teksa ka parë një siluetë që ka lëvizur në kopshtet e Buckingham Palace rreth orës 3 të mëngjesit.

Ai ka menduar se bëhet fjalë për ndonjë të huaj të panjohur që ka dashur të hyjë në rezidencë, përcjell 360grade.al.

“Hija e dyshimtë” duket se ka qenë vetë Hirësia e Saj, e cila kishte dalë jashtë për të marrë pak ajër të pastër, pasi nuk e zinte gjumi.

Roja ka kërkuar falje për incidentin e sikletshëm, ndërsa mbretëresha, siç raporton “Daily Mail (i ka thënë duke qeshur: “Herën tjetër që të dal, do të të marr në telefon, kështu nuk do të ma vësh më armën në kokë”.

Exit mobile version