Site icon Telegrafi

Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

Pas 22 ndeshjeve në La Liga, Real Madrid është i vetmi ekip ndaj të cilit nuk është dhënë penallti në kampionatin spanjoll.

Nga ana tjetër, mbretërve iu dhanë 10 penallti në 22 xhirot e para, dy prej të cilave humbën, ndërsa Barcelona dhe Atletico Madrid “festuan” veten për këtë segment të futbollit.

Katër penallti u akorduan për Barcelonën dhe tre kundër katalunasve,derisa Altetico Madrid ka marrë dy penallti pro dhe dy kundër.

Kur bëhet fjalë për të dhënat që kanë të bëjnë me numrin e penalltive të dhëna që nga futja e VAR-it nga sezoni 2018/2019, Reali është sërish shumë përpara të gjithëve.

Përkatësisht, mbretërit fituan 61 penallti dhe 31 u akorduan kundër tyre. ndërsa në anën tjetër, 43 penallti ndaj Barcelonës. Ndaj tyre janë dhënë 25 penallti.

Në atë periudhë prej shtatë sezoneve, 33 penallti u akorduan për Atleticon, dhe tre më pak kundër tyre.

Sa i përket golave ​​që u njohën pas rishikimit të VAR-it, edhe aty Real Madridi ka një avantazh të madh. Real Madridi kishte 25 gola të shënuar pas reagimit VAR, ndërsa vetëm shtatë u dhuruan kundër Mbretërve.

VAR i dha 12 gola Barcelonës dhe nëntë kundër tyre. /Telegrafi/ 

Exit mobile version