Këngëtarja Vesa Smolica ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Mbret i tradhtisë” titullohet kënga e saj e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit RnB.
Melodia dhe teksti janë realizuar nga vet Vesa, gjersa për orkestrimin dhe incizimin është kujdesur K-Master nga label-i PINT.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja nga Gjakova shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.
Ana vizuale i është besuar produksionit Gazizh,
Vesa përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive me prurje të reja muzikore, të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/