Telegrafi

Mbresëlënëse: Rreth 5 mijë veta presin në shi me orë të tëra, për të dhuruar “qelizat amë” për djalin që po lufton me kancerin (Foto/Video)

Mijëra njerëz janë përpjekur të bëhen dhurues të “qelizave amë” në një përpjekje rekord për të shpëtuar jetën e një djali pesëvjeçar me kancer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Oscar Saxelby-Lee, nga Worcester, i cili frymëzoi një total prej 4,855 njerëzve për të shkuar në një test në fundjavë për të parë nëse ata ishin “të duhurit” për të dhuruar diçka të tillë.

Mjekët thonë se nxënësi ka vetëm tre muaj për të gjetur një dhurues nga i cili mund të marrin qelizat amë të gjakut për të trajtuar leukeminë akute limfoblastike të Oscar.

Ai tashmë ka pasur kimioterapi pasi që është diagnostikuar në dhjetor, por do të ketë nevojë për trajtim më agresiv për të kapërcyer sëmundjen.

Prindërit e Oskac u shqetësuan për herë të parë kur vunë re mavijosje të pashpjegueshme në trupin e djalit të tyre dhe në dhjetor.

Familja është tani në një garë kundër kohës për të gjetur dikë që mund të dhurojë qelizat burimore të gjakut – thonë se gjasat e tij për mbijetesë do të ‘pakësohen’ nëse një donator nuk gjendet brenda tre muajve.

Dhe turma njerëzish ia mësynë Shkollës Fillore “Pitmaston” në Worcester, ku Oscar është nxënës, për të parë nëse ata mund të jenë “të duhurit”. /Telegrafi/