Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa Hajrullahu, tashmë është bërë e ditur se do të jetë sërish në këtë format.
Ajo është rikthyer në edicionin e dytë për të drejtuar programin ‘Big Talk Kosova’, që po ashtu është pjesë e BBVK.
Ky emision do të jetë çdo të diel dhe do të diskutohen ngjarjet e një jave në Big Brother, përfshirë deklaratat e banorëve e çdo rreth shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Vitin e kaluar, drejtuese e këtij programi ka qenë moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi.
Big Brother pritet të nis të premten (20 tetor) nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit.
Opinionistë të këtij edicioni vlen të ceket se janë, Bledi Mane dhe Anita Muçaj – Haradinaj, kurse autor dhe opinionist i Big Talk është gazetari i njohur, Nderim Neziri.
Nga ana tjetër, disa nga konkurrentët e përmendur përfshijnë: Vesa Vllasaliun, Azem Gagicën, Blero, Edona James, Gania Gërmia etj. /Telegrafi/