Telegrafi

Mbresa e thumbon Vivienin për mënyrën se si u bë e famshme: Nuk do të ishe këtu po mos të ishe puthur në televizor

Pas debatit me Xhuli Nurën, Vivien Thano, ka pasur disa përplasje edhe me Mbresën.

Banorja e Big Brother VIP Kosova gjatë kësaj dite (e enjte) është sulmuar nga disa banore.

Këngëtarja nga Kosova në një moment i tha se nuk kishte qenë brenda Big Brother nëse nuk do të puthej në televizor.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ia ka kujtuar faktin kur ka qenë në programin e dashurisë “Love Story”, ku me fillim mori vëmendje me një puthje që ia kishte dhënë konkurrentit.

“Nuk kishe qenë këtu po të mos ishte puthur në televizon para të gjithëve. Të lutem. Kjo e di shumë mirë ku ka shkuar”, i tha Mbresa-Vivienit.

Lexo po ashtu Në përplasjen e ashpër me të, Vivien ia përmend Xhulit videon intime

“Nëse ke nevojë për mua do të më kesh këtu”, ka vazhduar me ironi Vivi, gjersa iu kundërpërgjigj menjëherë Mbresa.

“Nuk kam nevojë për mbështetjen tënde”, shtoi ajo.

Vivi duhet theksuar se u bë e famshme nga “Love Story”, e cila në takimin e parë e puthi në buzë konkurrentin, Saimir Kasemi. /Telegrafi/