Mbrëmë (e hënë) shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, iu shtuan edhe dy banorë të rinj.
Një këngëtare e re e quajtur Mbresa u bë konkurrentja e re e BBVK, duke u përfshirë në garë me banorët e tjerë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Veç saj, shtëpisë iu bashkua edhe artistja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi e njohur për publikun si Ganja.
Kjo e fundit fillimisht interpretoi disa këngë në oborr e më pas u kumtua lajmi se do të hyjë edhe brenda në shtëpi.
Në natën Prime të këtij spektakli duhet theksuar se pati debate të shumta ndërmjet banorëve.
Një përplasje e patën Ana dhe Stresi, të cilët nisën polemikat për shkak të një deklarate që kishte bërë ish-konkurrenti Edon Shileku.
Disa nga banorët që u larguan nga Big Brother janë: Gigliola Haveriku, MC Beka, Shota Baraliu dhe i fundit aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku. /Telegrafi/