Telegrafi

Mbrëmje e veçantë për Pepe: Kurrë nuk kam luajtur kundër Ronaldos

(Foto: Twitter/CRonaldo7egend)

Mbrojtësi i Portos, Pepe, e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, mirëpo asnjëherë nuk ka luajtur kundër tij.

Sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet skuadrës portugeze dhe Juventusit zhvillohet sonte (e mërkurë), ndërsa kjo do të jetë një përballje e veçantë edhe për dy bashkëlojtarët te kombëtarja e Portugalisë.

“Shpresojmë të fitojmë, por njëkohësisht e dimë se është shumë vështirë”, ka thënë Pepe për faqen zyrtare të UEFA-s.

(Foto: Twitter/Cristiano Ronaldo Fans)

“Juventusi ka një skuadër të shkëlqyer që mund të llogaritë në lojtarët e mëdhenj, duke përfshirë edhe më të mirin në botë, Cristiano Ronaldo, prandaj nuk do të jetë lehtë”.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Porto – Juventus, sfida e parë e 1/8 së finales

“Do të jetë një përballje e veçantë me të, sepse asnjëherë nuk kam luajtur kundër Ronaldos gjatë gjithë karrierës. Megjithatë, jam stërvitur me të shumë herë”.

“Është Porto kundër Juventusit më shumë sesa Pepe kundër Ronaldos, prandaj shpresoj ta mposhtim Juven për herë të parë”, ka shtuar 37-vjeçari. /Telegrafi/