Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korentica, ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës ka pësuar një aksident trafiku derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij.
“Mbrëmë, unë dhe familja pësuam një aksident të vogël përderisa ishim në kthim për në banesë”, ka njoftuar deputeti në Facebook.
Korenica pretendon se vetura që e kishte aksidentuar është i nacionalitetit serb dhe se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Vetura Renault që ishte pronë e një serbi, kishte marrë kahjen e kundërt në rrethrotullim, dhe pasi erdh policia e trafikut dhe ja bëri vozitësit testin e alkoolit doli të ishte nën ndikimin e tij.
Deputeti i LVV-së thotë se qëllimi i postimit ka të bëjë me dëmin që mund të shkaktojë vozitja nën ndikimin e alkoolit.
“Megjithëse në fillim nuk doja ta bëj publike këtë aksident, e mendova që dikujt mund ti shërbejë si mësim. Vozitja nën ndikimin e alkoolit mund të sjell fatalitet, në këtë rast mund të ju duket se po vozitni në kahjen e duhur por përfundoni në atë të gabuar dhe mund të merrni jetë njerëzish”, ka shkruar tutje Korenica./Telegrafi/