Site icon Telegrafi

MBPU shpall konkurs për dhënie të tokës shtetërore nën koncesion

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave shpall dy konkurse publike për dhënie nën koncesion të tokës bujqësore që është pronë e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkursi i parë është për sipërfaqe mbi 3 hektarë dhe do të realizohet nëpërmjet ankandit publik elektronik. Me këtë konkurs publik jepen nën koncesion tokë bujqësore në pronë shtetërore me sipërfaqe prej 595 hektarë, 40 ari dhe 38 metra katrorë në rajonin e Vinicës, Manastirit, Gjevgjelisë, Resnjës, Strugës, Kavadarit, Kratovës dhe Koçanit.

Në konkursin e dytë ofrohet sipërfaqe prej 866 hektarë, 75 ari dhe 56 metra katrorë, për rajonet Negotinë, Berovë, Probishtip, Kisella Voda, Kërçovë dhe Prilep.

Kohëzgjatjet e koncesioneve në varësi prej llojit të të mbjellurave ndryshojnë prej 15 deri më 70 vjet./Telegrafi/

Exit mobile version