Siç sqarojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave kjo masë mundëson ndihmë për gratë aktive në familjet bujqësore.
Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratuan ndryshimet për të drejtën e shfrytëzimit të masës 115 “Mbështetje për gratë aktive në familjet bujqësore”, e cila është pjesë e programit kombëtar për zhvillim të bujqësisë dhe zhvillim rural për periudhën 2018-2022.
Siç deklarojnë nga Ministria e Bujqësisë kjo masë mundëson mbështetjen aktive të grave në familjet bujqësore. Konkretisht, përmes Ministrisë do të ndahen 180 mijë denarë të pakthyeshme si ndihmë financiare të cilat do të sjellin zhvillim të mjediseve rurale të grave në ekonominë e bujqësisë të regjistruar në ERZS.
Ndryshimet, shtojnë nga Ministria e Bujqësisë, janë bërë në konsultime me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Federatën Kombëtare të Fermerëve./Telegrafi/