Jurgen Klopp dhuroi për herë të fundit një fjalim për lojtarët e Liverpoolit pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Wolvesit në xhiron e fundit të sezonit 2023/2024 në Ligën Premier.
Për trajnerin gjerman kjo ishte ndeshja e fundit në krye të Liverpoolit dhe në një ditë që ishte shumë emocionale për të gjithë, Kloppit iu bë garda e nderit dhe një ceremoni e veçantë lamtumirëse pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.
Disa nga lojtarët e tij më besnik, duke përfshirë Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk, dhuruan intervista emocionale mbi ndikimin e Kloppit në ‘Anfield’, teksa ai po bëhej gati të largohej.
Pas ndeshjes, 56-vjeçari i bëri bashkë lojtarët për herë të fundit si trajner i Liverpoolit, para se të dhurojë një fjalim emocional i cili theu zemrat e lojtarëve të ekipit.
“Ju dua. Kjo është e tëra çfarë mund të them. Me zi po pres që të ju shoh juve duke u zhvilluar, duke bërë hapat e ardhshëm”.
“Kam thënë këtë mëngjes, njerëzit thonë ‘Kjo nuk është e mjaftueshme’ (shtatë trofe), ata nuk ia kanë idenë për futbollin. A mund të kemi më mirë? Po, natyrisht, është gjithmonë e mundur. A kemi bërë më mirë se sa prisnim? Oh po. Sepse të duhet kohë për t’u bërë ekip i madh përsëri, dhe ju e bëtë këtë”, ka thënë Klopp fillimisht.
“Ne përfunduam në pozitën e tretë në sezonin e parë të Liverpoolit të rindërtuar, dhe nga tani, me energji të re nga jashtë, me ndikim të ri, dëshmojeni veten”.
“Vetëm dua të them – ju dua. Ishte absolutisht e jashtëzakonshme, faleminderit për të gjitha”, përfundoi Klopp./Telegrafi/
“I just want to say, I love you.” ❤️
Jürgen delivers a speech to his squad one last time ?️ #DankeJürgen pic.twitter.com/l8fKItD0av
— Liverpool FC (@LFC) May 19, 2024