Site icon Telegrafi

Mblidhet kryesia e OBRM-PDUKM-së, pritet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Partia opozitare OBRM-PDUKM sonte ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë – Komitetit Ekzekutiv.

Informacione shtesë nuk janë bërë të ditura për publikun dhe mediat, mirëpo mediat vendase nga burime brenda partike kanë informacione se një protestë e re nga OBRM-PDUKM vjen nesër.

Sipas informacioneve, protesta e planifikuar për nesër do të ketë pikë reference rritjen e çmimit të rrymës elektrike, vendim i shpallur dje nga KRRE ndërsa i komentuar sot edhe nga qeveria.

Kujtojmë se, lideri i partisë, Hristijan Mickoski dje deklaroi se shtrenjtësimi prej 7,5% është vetëm mashtrim i opinionit, kundrejt rritjes reale prej 17,5%.

Exit mobile version