Site icon Telegrafi

Mblidhet bordi i drejtorëve të Barcelonës, shkarkimi i Koeman mund të ndodh sot

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe të rezultateve.

Turpërimi i fundit për katalunasit erdhi në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelona u turpërua në Portugali, ku u mposht me rezultat të thellë nga Benfica 3-0.

Shkarkimi i tij nga posit i trajnerit te Barcelona mund të ndodh qysh në ditën e sotme.

Tanimë bordi i drejtorëve të Barcelonës është mbledhur dhe janë duke mbajtur një takim për të ardhmen e trajnerit.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi katalunas Sport.es presidenti Joan Laporta me drejtorët e tjerë si Rafa Yuste, Mateu Alemany e Enric Masip janë duke mbajtur mbledhje.

Shkarkimi i Koeman nga posti i trajnerit duket i pashmangshëm, përkundër se në mbrojtje të trajnerit kanë dalë edhe futbollistët e Barcelonës.

Ndërkohë sa i përket zëvendësuesit të holandezit pritet të jetë njëri mes Xavi Hernandez dhe Roberto Martinez. /Telegrafi/

Exit mobile version