Telegrafi

Mblidhen provat materiale, Harvey Weinstein pritet të arrestohet

Harvey Weinstein ka javë që po përballet me akuza për ngacmime seksuale.

Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie ishin ndër aktoret e para hollivudiane që e akuzuan regjisorin amerikan për keqtrajtime seksuale.

Por, akuzat e Paz de la Huerta duket se ishin më bindëse për autoritet policore amerikane, të cilat pritet ta arrestojnë 65-vjeçarin.

Lexo po ashtu Weinsteini është akuzuar nga 32 aktore për abuzim seksual, disa prej rrëfimeve të tyre (Foto)

“De la Huerta rrëfeu në detaje rreth keqtrajtimit seksual dhe këto ishin mjaft të besueshme. Kemi material të mjaftueshme për ta ngritur kallëzim penal. Jemi në procesin e mbledhjes së provave dhe së shpejti do ta marrim një vendim”, tha zëdhënësi i policisë njujorkeze, Robert Boyce.

Theksojmë se aktorja javë më parë pohoi për revistën “Vanity Fair” se Weinstein e kishte përdhunuar dy herë gjatë vitit 2010 në New York.

Lexo po ashtu Edhe Rita Ora flet rreth abuzimeve seksuale të Harvey Weinsteinit

Nëse Weinstein, sipas zyrtarit të policisë, do të jetë jashtë shtetit të Nju Jorkut në rastin se forcat e rendit do të duan ta arrestojnë, policisë do t`i nevojitet një urdhër gjykate.

Ndryshe, Weinstein ka humbur edhe përkrahjen e shumë sponsorëve dhe miqve. /Telegrafi/