Aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku tashmë kanë nisur të festojnë fitoren e tyre.
Një numër i madh i tyre tashmë janë mbledhur në amfiteatrin tek sheshi “Zahir Pajaziti”, ku po presin edhe rezultatet përfundimtare të KQZ-së.
Sipas rezultateve preliminare të DnV, Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 26.3%. /Telegrafi/