Site icon Telegrafi

Mblidhen 117 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falënderon bamirësit dhe kërkon edhe 33 mijë euro për pjesën tjetër

Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve, e cila vuan nga Leukemia Acute po vazhdon të trajtohet në Turqi. Për shërimin e sëmundjes së Editës, nevojitën 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen.

Deri më tani janë mbledhur 117 mijë euro nga qytetarët bamirës nga qyteti i Pejës, po ashtu edhe nga vende tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Mirëpo, mungon edhe pjesa tjetër e parave rreth 33 mijë euro për ta mundësuar shërimin e Editës.

Lexo po ashtu Mblidhen 101 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falenderon bamirësit dhe kërkon ende ndihmë për pjesën tjetër

Për këtë ndihmë nga qytetarët, familja Gjikolli dhe Muhaxheri përmes një njoftimi kanë falënderuar të gjithë popullin shqiptar të cilët brenda pak ditëve kanë arritur të dhurojnë shumën prej 117 mijë euro për shërimin e Editës, dhe ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë ende t’iu ndihmojnë me aq mundësi sa kanë.

“Familja Gjikolli dhe Muhaxheri i falenderon qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë diasporës, të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të arritur shumën e kërkuar. Falë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na u gjenden në këto ditë të vështira. Shpresojmë në përkrahjen tuaj deri në realizimin e shumës se kerkuar ”, thuhet në falënderimin e familjes Gjikolli dhe Muhaxheri.

Ndërsa numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli,

Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Përmes operatorit telefonik Vala në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Përmes operatorit telefonik Z-Mobile në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Numri i telefonit në viber: +38349138108./Telegrafi/

Exit mobile version