Në LSDM-në qeveritare sonte do të mbahet takim i kryesisë së partisë. Dy ditë pas referendumit, takim sonte ka edhe Komiteti Ekzekutiv i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.
Burime nga dy partitë thonë se bëhet fjalë për mbledhje të zakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM-ja potencojnë se bëhet fjalë për mbledhje e zakonshme e kryesisë së partisë.
Në OBRM-PDUKM, thonë se bëhet fjalë për mbledhje të zakonshme ku udhëheqja e partisë do të bisedojë për gjendjet aktuale në vend.
Mbledhjet e dy partive më të mëdha maqedonase janë aktuale për shkak të kërkesës të kryeministrit Zoran Zaev të dielën pas votimit në referendum deputetët e partisë opozitare OBRM-PDUKM të përkrahin ndryshimet kushtetuese ose të shkohet me zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, deputetët e partisë së tij nuk do të përkrahin ndryshimet kushtetuese, ndërsa në raport me zgjedhjet e parakohshme parlamentare OBRM-PDUKM-ja doli me kërkesa të saja – 100 ditë më parë të ketë qeveri sipas modelit të Përzhinos./Telegrafi/