Site icon Telegrafi

Mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë

Qeveria e Maqedonisë do të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Bullgarisë më 23 nëntor. Mbledhja e përbashkët do të mbahet në qytetin e Strumicës në Maqedoni.

Temat që do të diskutohen janë: Interesi i përbashkët i dy shteteve, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe projektet e përbashkëta për të ardhmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja e përbashkët mes dy shteteve do të përfundojë me vendosje të luleve tek varri i ish-presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski i cili vdiq tragjikisht pas një aksidenti ajëror.

Gjithashtu, Qeveria e Maqedonisë ka caktuar mbledhje të përbashkët edhe me Qeverinë e Shqipërisë që duhet të mbahet më 2 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version