Komisioni mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për çështje historike dhe të arsimit i formuar në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sot dhe nesër në Sofje duhet të mbajë mbledhjen e tretë.
Dragi Gjorgiev, drejtor i Institutit për histori kombëtare dhe shef i ekipit nga Maqedonia në Komisionin e përbashkët, tha se pas dy takimeve është konfirmuar metodologjia dhe parimet e punës, ndërsa janë këmbyer ede vërejtje nga të dy palët në lidhje me librat e historisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët shefja e diplomacisë së Bullgarisë Ekaterina Zakharieva, tha se vërejtjet e palës bullgare janë përmbledhur në 30 faqe, ndërsa atmosfera në komision ka qenë konstruktive.
Sipas marrëveshjes, mbledhjet e komisionit duhet të mbahen një herë në Maqedoni një herë në Bullgari, ndërsa është paraparë edhe obligim që komisioni të dorëzojë raport në qeveritë përkatëse çdo vit./Telegrafi/