Telegrafi

Mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit, Borrell e Varhelyi vijnë sot në Tiranë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri Oliver Varhelyi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojnë sot Tiranën.

Vizita do të zgjasë dy ditë, 15 dhe 16 mars. Pas Tiranës, Shkupi do të jetë ndalesa e radhës për Borrell dhe komisionerin Varhelyi.

Fillimisht, Borrell pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga komisioneri Oliver Varhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët. Këshilli i Stabilizim-Asocimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çështjet e rëndësishme. /Telegrafi/