Site icon Telegrafi

Mbledhja e jashtëzakonshme, opozita nuk pajtohet me Bahtirin, braktisin mbledhjen

Është ndërprerë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të komunës së Mitrovicës pasi që kishte mospajtime mes asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së dhe në anën tjetër të kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe asamblistëve të AKR-së.

Ata janë mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunë pas ngritjes së murit në pjesën veriore, por kryetari Bahtiri kërkoi që të dalin me një deklaratë të përbashkët për ç’gjë nuk u pajtuan asamblistët opozitarë.

Për shkak të këtij mospajtimi ata braktisën mbledhjen e jashtëzakonshme, ndërsa brenda në sallë vetëm 16 asamblistë. /KP/

Exit mobile version