Site icon Telegrafi

Mbishkrime kërcënuese për shqiptarët në Ditën e festës së flamurit (Foto)

Dita e 28 nëntorit, festës së flamurit edhe sot nuk ka kaluar pa ndonjë incident. Mbishkrime raciste dhe ofenduese ndaj shqiptarëve në Maqedoni sot janë vërejtur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri” në Manastir në ditën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

“Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë” janë mbishkrimet e bëra nga huliganë të cilëve ende nuk i’u është bërë i njohur identiteti nga policia.

Javë më parë në Shtëpinë e Alfabetit u ngjitën afishe ‘Vdekje për shqiptarët’.

Më 22 nëntor në Manastir përveç shpërndarjes së fotografive nga persona të panjohura u demolua edhe Shtëpia e Alfabetit. Kamerat e mbikëqyrjes kanë kapur pamjet teksa dhunohet objekti por deri me tani autoritetit nuk kanë arritur t’i gjejnë dhunuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version