Telegrafi

Mbishkrim interesant në qiell mbi Sydney, aeroplani “shkruan” një paralajmërim: Pastroni duart

Në qiell mbi Australinë është shfaqur një mbishkrim “Pastroni duart”, si këshillë për qytetarët që duhet ndërmarrë masa preventive në luftën kundër përhapjes së coronavirusit.

Kjo pamje e pazakontë është filmuar në Sydney, ku një aeroplan i vogël lëshoi një lloj tymi me të cilin i bëri shkronjat, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që në Australi deri më tani janë konfirmuar 126 raste me coronavirus. Në këtë vend deri më tani kanë humbur jetën tre persona. /Telegrafi/