Telegrafi

Mbikalimi i gjatë afro 600 metra u rrëzua shpejtë nga 200 ekskavatorë (Video)

Ndërtesat dhe strukturat e ndryshme në Kinë, mund të ndërtohen apo rrënohen, brenda një kohe të shkurtër dhe nuk ka rëndësi se sa të mëdha janë.

Kështu ka ndodhur edhe me një mbikalim të gjatë afro 600 metra, të cilin qeveria urdhëroi të demolohet për t’i lënë vendin një autostrade me nga katër shirita, transmeton Telegrafi.

Ky mbikalim është rrënuar tërësisht, pasi 200 ekskavator kanë punuar pa ndërprerë prej orës nëntë të mbrëmjes, deri në pesë të mëngjesit.

Më pas, mbetjet janë hequr në mënyrë të organizuar, për të mos penguar trafikuan dhe shkaktuar vonesa të panevojshme. /Telegrafi/